Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

“Unë të dua!…”, Adrola Dushi uron personin e veçantë për ditëlindje me një foto nga prehri i tij!

Adrola Dushi, modelja e njohur shqiptare e cila ka pasur një karrierë disavjeçare në ShBA ka qënë shumë e përfolur kohët e fundit, për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Capital T. Kjo nuk u pranua nga asnjëri prej tyre, por e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ Adrola sërish vendosi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt lidhur me jetën e saj private dhe të tregojë nëse është apo jo në një lidhje me Kapon, por deklaroi se ishte ne lidhje me veten dhe ishte shumë e lumtur.

Ditën e sotme një person shumë i rëndësishëm pë Adrolën feston ditëlindjen dhe është pikërisht vëllai i saj. Bukuroshja e ka uruar atë, duke postuar një foto bashkë në Instagram, ku dhe ka shkruar një urim të veçantë për të.

Gjithmonë motra e vogël e vëllait tim, të kesh një strehë gjithmonë e llastuar nga ti. Unë të dua! Ditelindjen më të lumtur!

Përpos jetës dashurore që gjithmonë sigurohet ta mbajë të fshehtë, shpesh modelja shpesh ndan në rrjete sociale shprehje të ndryshme që na tregojnë më shumë për gjendjen em ocionale të saj. E në Instastory-n së fundmi, Adrola ka ndarë ndjekësit një ‘të vërtetë të hidhur’.