Celebrities Gossip

Ups, çfarë ndodhi mes Machine Gun Kelly dhe Pete Davidson?!

Machine Gun Kelly i bëri një thirrje publike Pete Davidson pasi aktori e imitoi atë në ‘Saturday Night Live’. Davidson dhe Chloe Fineman luajtën rolet si Machine Gun Kelly dhe e dashura e tij Megan Fox në episodin e javës së kaluar në shfaqje, dhe madje bënë një kopje të saktë të veshjes që çifti në ‘iHeartRadio Music Awards 2021’.

'You know d**n well I don't talk like that': Machine Gun Kelly hilariously called out Pete Davidson after the actor impersonated him on Saturday Night Live

Megjithëse sipas reperit, Davidson nuk të jep saktësisht përshtypjen. Ai është shprehur:

Pete e njeh mirë që nuk flas kështu.

Rezulton se Kelly gjithashtu postoi një foto tjetër në rrjetin e tij social Instagram ndërkohë që po fliste me Davidson në ‘FaceTime’ i cili  ishte akoma i veshur me kostum.

He was in on it: MGK also posted a FaceTime screenshot of himself laughing at the site of Pete dressed as him

Rikujtojmë gjithashtu se së fundmi e dashura e Kelly-t  Megan Fox ka vendosur që të flasë në lidhje me problemet e saj. Të gjithë e njohin Megan-in si një nga femrat më të bukura dhe më perfekte pasi gjithmonë ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për pamjen e saj tërheqëse. Por ajo së fundmi ka folur në lidhje me problemet e saj shëndetësore, konkretisht në lidhje me dismorfinë e trupit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘GQ’ së bashku me parntnerin e saj  ajo e ka zbuluar vetë se ka dismorfinë e trupit. Bukuroshja ka thënë se:

Kam shumë pasiguri të thella.

Dismorfia e trupit është një çrregullim i shëndetit mendor në të cilin nuk mund të ndaloni së menduari për një ose më shumë defekte ose të meta të perceptuara në pamjen tuaj, kjo ka lidhje edhe me një të metë që duket e vogël ose nuk mund të shihet nga të tjerët. Ata që kanë dismorfinë e trupit madje mund të ndihen aq të zënë ngushtë, të turpëruar dhe të shqetësuar saqë mund të shmangin shumë situata shoqërore.

Fox nuk hyri në detaje rreth dismorfisë së trupit të saj, por i dashuri i saj, reperi Machine Gun Kelly gjithashtu foli për çështjet e tij. Ai konfirmoi se ka çrregullim të stresit post-traumatik nga edukimi i tij i vështirë dhe problemet e tij të drogës.