Celebrities Gossip Showbiz

Ups! Zbulohet i dashuri i Kejvina Kthellës gjatë pushimeve në Turqi

Kejvina Kthella është një ndër modelet më seksi në vendin tonë edhe pse së fundmi nuk ka qenë më aktive me intervista apo televizion. Megjithatë, në Instagrami-n e saj, Kejvina poston vazhdimisht fotografi shumë sensuale dhe provokuese.

Së fundmi, modelja e ka pranuar vetë se është në një lidhje, madje duke publikuar një story me të dashurin e saj nga pushimet në Dubai para pak kohësh. Duke i mbuluar portretin me emoji, modelja na zbuloi se është në një lidhje.

Megjithatë dhe ‘misteri’ nuk zgjati shumë, pasi në një situatë shumë të çuditshme arritëm të zbulonim pak nga i dashuri i Kejvinës. Teksa, ajo ndodhet me pushime në Turqi e cila është përfshirë në një situatë shumë të vështirë. Papritur vendi u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi dhe të gjithë pushuesit u detyruan të largoheshin menjëherë për t’i shpëtuar ndonjë situate tragjike.

Në këto momente ndodhej dhe bukuroshja, e cila ka rastisur në të njëjtin vend pushimi me këngëtaren serbe, Jelena Karleusa e cila teksa ka filmuar momentin e ngjarjes ka kapur dhe Kejvinën bashkë me të dashurin e saj. Në një video të publikuar nga Prive, duket modelja duke qarë e shqetëusar, ndërsa partneri i saj përpiqet ta qetësojë.

Kejvina njihet për tipin e saj pa komplekse dhe këtë e ka treguar dhe së fundmi, ku vetë modelja ka pranuar në rrjete sociale se ka bërë buzët e saj. Teksa shumë personazhe të njohura nuk pranojnë të kenë bërë ndërhyrje, Kejvina nuk ka komplekse fare ta zbuloj vetë këtë gjë.