Travel

Ura më e gjatë prej xhami, kush guxon të ecë mbi të?!

Një vepër e re rekord është puna e Institutit Kinez të Arkitekturës dhe Projektimit UAD në Universitetin Zhejiang. Bëhet fjalë për një urë transparente me një pamje të mrekullueshme, ndërsa gjatësia e saj është 526.14 metra.

Ura është e shtruar me tre shtresa xhami me trashësi 4,5 cm, gjë që e bën më rezistuese ndaj dëmtimeve, gërvishtjeve dhe thyerjeve.

Ura prej xhami është projektuar të mbajë deri në 3 mijë persona. Për të garantuar sigurinë e turistëve, pranohen vetëm 600 në radhë.

Kalimi mbi urën prej qelqi sigurisht që nuk është për personat me zemër të dobët, sepse vetë pamja e shkëmbinjve dhe lumit që rrjedh 201 metra më poshtë, mund t’ju frikësojë.

Sidoqoftë, atraksioni i ri botëror tashmë ka tërhequr një numër të madh të adhuruesve të adrenalinës dhe ka inkurajuar zhvillimin e turizmit.

A do të guxonit edhe ju të ecnit mbi urën transparente?