Celebrities Gossip

Urim si ky nuk e prisnim, David Beckham uron të birin për ditëlindje me anë të kësaj fotoje!

Duke shënuar ditëlindjen e tij të 19-të të mërkurën, Romeo Beckham, djali i Victoria dhe David, mori mesazhe nga familja e tij, përfshirë prindërit. David ndau një fotografi të vjetër duke puthur Romeon kur ishte fëmijë.

Gëzuar ditëlindjen e 19-të djalit tim të bukur. Kalofsh ditën më të mahnitshme, ne të duam aq shumë dhe jemi aq krenarë për burrin (pothuajse) që je bërë. Vazhdo të jesh ti dhe kurrë mos ndrysho (përveç ekipit që mbështet). Të dua Ro Ro.

Mami Victoria Beckham ndau një fotografi ku shfaqej ajo Romeo dhe David.

Gëzuar ditëlindjen Romeo! Nuk mund të besoj se sot je 19 vjeç! Ne të gjithë të duam aq shumë!

Me siguri Romeo është shumë i lumtur me urimet që ka marrë dhe padiskutim fotoja që ndau David do të mbesë në mendjet e të gjithëve për shumë gjatë. Famija Beckham e ka shfaqur herë pas here sa e dashur dhe e bashkuar është.

Kujtojmë, se David dhe Victoria kanë bërë postime përkatëse edhe për ditëlindjen e vajzës së tyre pak kohë më parë. Fjalë të ëmbla dhe emocionuese i ka shprehur çifti Harper Sever. Me siguri kur ajo të rritet dhe të njohë më mirë rrjetet sociale do të emocionohet shumë teksa i lexon.