Celebrities Showbiz

Urimi i artistit Muma për Vitin e Ri vjen ekskluzivisht për dëgjuesit e Top Albania Radio-s!

Sot në “Maratonën e 100 Këngëve më të mira të Vitit”, nuk mund të mungonte edhe urimi me anë të një mesazhi zanor i artistit Muma, një urim premtues për projektet e tij të ardhshme.

Përshëndetje Top Albania Radio, unë jam Muma. Dua të uroj të gjithë stafin dhe dëgjuesit e Top Albania Radio-s një vit sa më të mbarë, një vit akoma më të bukur se 2021 që sapo do lëmë pas. Mezi pres të ndaj me ju projektet e reja për vitin e ardhshëm. Ju përshëndes, Zoti ju bekoftë të gjithëve!

Kujtojmë, se Muma ka qenë i ftuar edhe më parë në Top Albania Radio, ku në një intervistë telefonike për “Pardon My French”, ai ka zbuluar detaje ekskluzive për projektet e tij muzikore dhe jo vetëm.