Celebrities Gossip Showbiz

Urimi i Dea Mishel për Ronaldo Sharkën dhe pjesëmarrjen e tij në “DWTS” nuk duhet humbur!

Faqja zyrtare e DWTS, ka postuar klipin e konkurrentit më të ri. Ai është Ronaldo Sharka, gazetar dhe moderator, tashmë edhe balerin. Frenki, një balerinë profesioniste dhe shumë energjike është gati të jetë në krah të Ronaldos dhe dyshja synon finalen e “Dancing with the Stars”.

Mes shumë miqsh që e kanë mbështetur Ronaldon në këtë eksperiencë të re ka qenë edhe Dea Mishel. Dea ka ripostuar në Instastory videon prezantuese të Ronaldos në “DWTS’, ku përveç se i uron suksese i ka uruar edhe të eleminohet që javën e parë të spektaklit.

Suksese! Uroj të eleminohesh javën e parë!

Ronaldo është shumë aktiv në rrjete sociale dhe së fundmi ka zhvilluar një ‘Ask’ me ndjekësit e tij, ku u është përgjigjur pyetjeve të shumta. Një ndër to që mori shumë vëmendje ishte edhe në lidhje me profesionin dhe punën e tij si moderator, ku Ronaldo u shpreh se lutet dhe me anë të miqve të tij fiton një punë.