Celebrities Showbiz

Urimi i Dj Geek për ditëlindjen e Dafinës ishte gjithçka që na duhej për të ëmbëlsuar ditën sot!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë.

Ditën e sotme, Dafina feston 33 vjetorin e saj të lindjes dhe sigurisht që urimi më i përzemërt ishte nga partneri i saj, Dj Geek. Ky i fundit ka postuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, dy foto me të dashurën e tij të zemrës, me fjalët:

I uroj ditëlindjen vajzës më të mirë në botë! Ti je gruaja më e mirë, më e kujdesshme dhe mbështetëse që një mashkull mund të kërkojë dhe unë jam shumë me fat që të kam në jetën time. Të dua shumë! P.S: Dukesh më e re se kurrë!

Së fundmi, Dafi ka ndarë me ndjekësit një ‘problem’ që ndodh përgjithësisht te vajzat. Bukuroshja ka treguar se për shkak të çrregullimeve hormonale ka përdorur pilula kundër shtatzënisë dhe kjo gjë e ka bërë që të shtojë në peshë.

Përpos kësaj, bukuroshja nuk para na tregon detaje nga jeta e saj private, megjithatë së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj një foto para pasqyrës me të dashurin e saj të zemrës, por ajo çfarë na bëri përshtypje ishte mbishkrimi që mendohet se mund të na tregojë diçka në mënyrë të tërthortë.

I dashur bashkëshorti im i ardhshëm, je më i miri. Të dua!