Celebrities Gossip Showbiz

Urimi i Elita Rudit për Gjikon është gjithçka duhej të shihnim këtë ditë Shën Valentini!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

E çifti nuk ngurron të shprehin dashurinë për njëri- tjetrin në çdo rast ditëlindje, por dhe Shën Valentini, që është pikërisht dita e të dashuruarve nuk mund të mbyllej pa një urim tejet special të Elitës për Gjikon.

Ti je dielli im, hëna dhe gjithë yjet e mia. Shtëpia është kudo që jam me ty. Ti je burri i ëndrrave të mia por akoma më mirë….je i vërtetë. Krijimi i kujtimeve me ty është gjëja ime e preferuar për të bërë. Në miliona herë, gjithmonë do të zgjidhja ty.

Jo vetëm kaq, por bukuroshja para pak javësh mori pjesë në “Për’Puthen” në ‘prime-n’ e së shtunës ku dashamirësit e saj patën mundësinë ta ndiqnin pas aq shumë kohësh sërish në ekran. E së fundmi, Elita na ka paralajmëruar se do t’i rikthehet zyrtarisht televizionit dhe pasionit të saj prej të cilit u njoh në publik.

Por, a ka plane për të zgjeruar familjen prezantuesja, pasi tanimë është nënë e dy fëmijëve? Teksa është pyetur në një ‘Ask’ nëse ka në mendje të ketë një fëmijë tjetër, Elita është shprehur se:

Jo, jam shumë e përmbushur për momentin me Zërin dhe Botën time

Për çiftet e famshme të showbiz-it gjithmonë ekziston kurioziteti nëse ekziston apo jo xhelozi mes tyre e kjo gjë duket se nuk po i ndahet Elitës. Kjo e fundit në një bisedë ‘online’ me ndjekësit, ka marrë një mesazh shumë të çuditshëm nga një ndjekëse.