Celebrities Gossip Showbiz Top 100 Songs of the Year

Urimi i Genta Popës për Vitin e Ri 2023 me fjalët më të veçanta për TAR!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveçse nën tingujt e muzikës më të mirë të 2022. Por jo vetëm, gjatë Maratonës personazhet që janë pjesë e familjes së madhe të TAR janë ftuar për të bërë urimet e tyre  speciale dhe pse jo për të na thënë plot ekskluzive…

Në urimin e saj për TAR, gazetarja Genta Popa nuk mund të mos tregonte dhe dashurinë e madhe për radion.

Gëzuar 2023 për radion me zërat dhe fjalën e bukur, me muzikën e mrekullueshme dhe me personazhet e saj gjithmonë pasionante. Miqtë e mi të vjetër dhe të rinj, gëzuar Top Albania Radio gjithmonë avantarge, moderne me energjinë e pashtershme, më e dashura për mua. Gëzuar nga Genta Popa Prodani.