Celebrities Gossip Showbiz

Urimi i Morenës për ditëlindjen e të atit do t’ju emocionojë pafund!

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

Por, këtë herë nuk do të flasim për këtë, por për një tjetër anë të sajën shumë të ndjerë. Siç dihet tanimë bukuroshja nuk e ka nënën e saj, për të cilën nuk ngurron kurrë të shprehë mallin e madh që ka në rrjete sociale. E padyshim që Morena është shumë e lidhur me të atin dhe këtë na e tregon shpesh në Instagramin e saj.

Ashtu siç ka bërë pak më parë ku me urimin e ditëlindjes për të na ka emocionuar me të vërtetë shumë.

Gëzuar ditëlindjen i pari dhe i vetmi im. Nëse pafundësia ekziston, atëherë është mbiemri i dashurisë sonë të sinqertë. T’du me krejt qenien njerëzore. Ti je piktura më e bukur që Zoti pikturoi e e zbriti në tokë. Jeto gjatë sepse bota ime pa ty nuk ka asnjë kuptim të plotë. Të dua babi.

Së fundmi, Stresi na ka surprizuar dhe me një projekt të ri të cilin e ka zbuluar gjatë një ‘bisedimi online’ me ndjekësit e tij. Teksa është pyetur nëse do të sjellë ndonjë bashkëpunim me Morena Tarakun, njëkohësisht një mikeshë të tijën shumë të mirë, reperi ka treguar se kënga me të tanimë është thuajse gati.