Showbiz

Urimi i Stresit për ditëlindjen e ish-kryeministrit Berisha: “Shpresa vdes e parafundit, i fundit vdes ti”

Sot më 15 tetor ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha feston 76-vjetorin e tij.

Një ndër përkrahësit e tij më të mëdhenj është edhe reperi Stresi i cili edhe më parë ka rrëfyer se që në moshën 11-vjeçare ka ndjekur vetëm Sali Berishën si figurë politike.

Ai i ka bërë një urim të veçantë ish-kryeministrit duke shprehur të gjithë simpatinë që ka për të. Stresi ka postuar një foto të Saliut në Instagram ku shfaqet së bashku me partneren e tij të jetës.

“Shpresa vdes e parafundit, i fundit vdes ti…Qofsh i lumtur përgjithmonë u bëfsh 1000 vjeç. 76-të si 46-të” -shkruan reperi në urimin bashkangjitur fotos që ka marrë komente të shumta nga ndjekësit e Stresit.