Celebrities Showbiz

Urimi i veçantë për shqiptarët nga këngëtari Alban Ramosaj ekskluzivisht për TAR!

Sot në “Maratonën e 100 Këngëve më të mira të Vitit” ishtë i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike Alban Ramosaj, këngëtari i njohur dhe mjaft i dashur për të gjithë publikun shqiptar. Artisti i uroi të gjithë shqiptarët këtë fundvit me këto fjalë:

Përshëndetje të gjithëve, unë jam Alban Ramosaj dhe po ju flas nëpërmjet frekuencave të Top Albania Radio-s, duke ju uruar një fundvit si dhe një vit të ri plot dashuri, gëzime, buzëqeshje, kujtime të bukura. Ju dërgoj shumë përqafime dhe faleminderit për të gjithë mbështetjen dhe dashurinë që më jepni.