Celebrities Gossip Showbiz

Uroi Kurban Bajramin e veshur në mënyrë provokuese, Nora Istrefi bëhet për ‘ujë të ftohtë’ nga ndjekësit!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me daljet e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Së fundmi, këngëtarja seksi ka befasuar sërish me ‘look-un’ e saj, në fotot e fundit të publikuara në ‘Instagram’, ku mund të themi me plot gojë se nuk na zhgënjen kurrë. Përveç trupit të tonifikuar dhe tipareve perfekte të saj, edhe stili i Norës është i tejet shumë i veçantë. Por, duket ndonjëherë se ekspozimi i trupit nuk pëlqehet gjithmonë nga ndjekësit e sidomos në ditë të shenjta fetare. Pikërisht për këtë është kritikuar së fundmi artistja, e cila ka zgjedhur të urojë Kurban Bajramin me disa foto ku shfaqet e veshur shumë provokuese dhe nga komentet shihet se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak ndjekësve.

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.

Vetëm pak ditë më parë është bërë me dije nga vetë këngëtari i njohur, Bardhi se së shpejti do të vijë me një super bashkëpunim me dy këngëtare shumë të njohura dhe të dashura për publikun Shkurte Gashi dhe Nora Istrefi. Të tre artistët kanë treguar një foto nga ‘look-u’ që do të kenë në videoklipin e tyre na ka zbuluar gjithashtu dhe titullin e këngës që është ‘Mama Mia’.