Celebrities Showbiz

“Uroj të kthehem në Top Channel”, çfarë pret Xhemi Shehu nga viti 2022!

Në ditën e fundit të vitit në “Maratonën e 100 Këngëve më të mira të Vitit” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike moderatorja e njohur Xhemi Shehu. Ditët e fundit ajo ka qenë në vemendjen e publikut pas pjesëmarrjes së saj si një nga moderatoret e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Si ishte kjo eksperiencë për të?

Si eksperiencë nuk kishte lidhje me asgjë që kam bërë gjatë gjithë jetës. Ishin tre ditë shumë intensive me ulje dhe ngritjet e veta. Ka pasur momente tensoni të cilat nuk dua t’i kujtoj. Dua të kujtoj vetëm momentet e bukura. Do ta mbaj mend gjithmonë, por nuk do e përseris më si eksperiencë.

Si i ka ajo marrëdhëniet me gatimin në këtë ditë?

Nuk kam gatuar asgjë, sot jam e ftuar. Nga data 4 do të filloj të gatuaj. 

Çfarë urimi ka Xhemi për 2022 për të por edhe për të gjithë shqiptarët?

Vetes dhe dëgjuesve i uroj vetëm shëndet sepse dy vitet e fundit na kanë bërë të kuptojmë se asgjë nuk ka rëndësi perveç shëndetit. Por edhe lekë sepse për këtë po rropaten. Kurse për veten uroj të kthehem në Top Channel.