Aktualitet Bota

“Uroj vetëm paqe”, Zelensky-deputetëve shqiptarë: Prej 24 shkurtit, s’ka ditë të mos vritet një fëmijë në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, sapo dha mesazhin e tij drejtuar parlamentit të Shqipërisë, i cili është mbledhur në seancë të posaçme plenare.

Zelensky foli përmes një video call nga Kievi.  Presidenti i Ukrainës e nisi mesazhin e tij me një urim për të gjithë besimtarët myslimanë që dje festuar Fiter Bajramin.

“ Dje myslimanët festuar Fiter Bajramin. Ju uroj atë që të gjithë ukrainasit urojnë. Paqen, gjatë këtij muaji, ukrainasit nuk kanë patur asnjë ditë paqe.” ishin fjalët e para të tij.

Që prej nisjes së luftës dy muaj më parë presidenti Zelenki ka folur në një seancë të posaçme për Këshillin e Sigurimit të OKB-s si dhe në parlamentet e Anglisë, Norvegjisë, Portugalisë, Finlandës, Greqisë,Sllovakisë, Irlandës, Rumanisë, Qipros, Lituanisë dhe Spanjës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, përcolli sot në Kuvend mesazhin e tij para ligjvënësve shqiptarë, nëpërmjet një video call. Seanca dedikuar luftës në Ukrainë dhe suportit ndaj saj filloi rreth orës 13:00.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, në fjalën e tij drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. Ai tha se asnjë ditë paqeje për ukrainasit nga 24 shkurti! Zelensky tha se s’ka ditë të mos vritet një fëmijë.

“Të nderuar, populli i Shqipërisë, dje myslimanët në të gjithë botën festuan Bajramin! Ju përgëzoj! Gjatë këtij muaji myslimanët e Ukrainës nuk kanë pasur asnjë ditë të vetme paqësore. Kështu ne jetojmë nga 24 shkurti. Dhe si pasojë një bombardimi në Odessa një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën, e plagosur edhe një 17-vjeçare! 220 fëmijë janë vrarë dhe 406 janë plagosur deri tani. Sot I japim lamtumirën gazetares që u vra nga një raketë në shtëpinë e saj. Ushtria ruse po godet qytetet dhe fshatrat tona. Granatimet vazhdojnë. Është një qytet me gjysmë milioni njerëz që nuk lejohet të hyrë brenda askush, as ilaçe dhe as ushqim”, tha ai.

Kujtojmë se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky telefonoi dhe kryeministrin Edi Rama më 5 mars teksa biseduan lidhur me situatën e luftës. Teksa kryeministri Rama i ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë me të gjitha mënyra që ajo ka mundësi edhe pse do të donte të bënte më shumë, Zelensky ka shkruar se është mirënjohës për mbështetjen e Ukrainës në këto ditë të vështira.

Zelensky: Mbështetja e Shqipërisë në kohë të vështira, na kujton Nënë Terezën! Ndaloni turistët rus, ndonjëri nga ata mund të jetë autor i masakrës në Bucha

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen.

“Ata duan të ringjallin tiranin në nivelet më këqija. I jam mirënjohës kombit që po e luftojmë këtë tirani. Mbështetja në kohë të vështira për ne më bën të kujtoj Nënë Terezën, shqiptaren që u kthye në simbolin e humanizmit në të gjithë botën, Ajo mësoi se humanizmi mund të mposhtë të keqen. Besoj se duke punuar bashkë me të gjithë europianët, ne do jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë dhe të jemi në gjendje të mbrojmë Europën në të ardhmen. Paketa e 6 e sanksioneve po diskutohet, por duket se nuk përfshinë embargon e naftës. Bankat ruse duhet të përjashtohen plotësisht nga sistemi bankar, sado e vështirë të jetë. Nëse nuk bëhet sot, nesër Rusia do ta përdorë për të goditur financiarisht vendet tuaja në të ardhmen. Duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë pasi ju nuk e dini se cilët do të vijnë, ndonjëri nga ata mund të jetë autor i masakrës në Bucha”, tha ai.

Zelensky në Kuvendin e Shqipërisë: Në zonat e çliruara po gjejmë varre masive, ushtria ruse qëlloi civilët pas koke

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ne fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, u shpreh se ushtria ruse ka plaçkitur e vrarë njerëz të pafajshëm.

‘Kanë plaçkitur gjithçka në territoret e pushtuara. Të moshuarit thonë se nuk kanë parë mizori të tilla dhe më parë tani po shohin ushtrinë ruse si qëllojnë fëmijët. Banorët janë zënë robër në fshatra. Në zonat e çliruara ne gjejmë varre masive, njerëz me duar të lidhura, me brinjë dhe krah të thyera. Shpesh herë, prej tyre të qëlluar një pjesën më të madhe pas kokës. Ushtria ruse nuk i la as të varrosen, por i la në rrugë. ‘- tha Zelensky.

Nikolla: Lidershipi i fortë i Zelensky-t dhe rezistenca e popullit ukrainas, fituan mbështetjen e faktorit ndërkombëtar

Në fjalën e saj në hapje të seancës së posaçme parlamentare, ku po jep mesazhin e tij Presidenti Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka vlerësuar lidershipin e tij dhe rezistencën e popullit ukrainas.

“Lidreshipi i fortë i Presidentit dhe rezistenca e popullit ukrainas kanë fituar mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtar. Shqipëria ka mbështetur sanskionet e ndërmarra nga aletatët. Më 7 mars miratuam rezolutën për mbështetjen e sovranitetit të Ukrainës. Shqipëria dënon me forcë agresion ushtarak të Rusisë në Ukrainë”, tha ajo.