Ursula von der Leyen tashmë një fanse e Dua Lipa-s!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa teksa mori të mërkurën Çmimin për Lidershipin e Dalluar nga Organizata “Atlantic Council”, përfitoi nga rasti për t’i kërkuar Presidentes se Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen liberalizmin e vizave për Kosovën. Ajo theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave më shumë se tre vjet më parë.

Pas kësaj von der Leyen ka postuar një foto me Duan në Twitter, ku nuk i ka kursyer komplimentat për këngëtaren. Ajo ka thënë se muzika e Dua-s është unike dhe ndikimi i i saj në botë është shumë i madh.

Shumë e lumtur që takova Dua Lipa-n në Çmimet e Lidershipit të Këshillit Atlantik. Dua, ti ke një ndikim kaq të madh në botë. Me muzikën tënde dhe energjinë tënde unike, ne të gjithë “ngrihemi në ajër”.

 

Dua Lipa theksoi se Kosova është shteti më i ri në Evropë dhe tashmë prej 13 vitesh ky vend po udhëton si një shtet i pavarur, ndoshta pikërisht për këtë, për faktin se është edhe pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, do arrijë të lulëzojë emocionalisht, ekonomikisht dhe kulturalisht.

Rikujtojmë se, filmi “Zgjoi” i regjisores kosovare, Blerta Basholli, është dhënë premierë tanimë në shumë vende të botës. Filmi i cili ka fituar plot tri çmime të rëndësishme në Festivalin “Sundance” dhe është propozim i Kosovës në “Oscar 2022”, ishte pjesëmarrës edhe në Festivalin e Filmit në Romë.

Ky film rrëfen historinë e Fahrijes e cila pas luftës mbeti e vetme me dy fëmijët, vajzën 3-vjeçare dhe djalin tre muajsh. Ndërkaq, së fundmi, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa njëkohësisht krijuesja e hitit të famshëm “Levitating” u shpreh se ndihet e nderuar dhe shumë krenare që e pa këtë film në premierën e tij në Washington.