Tech

Ushqim në bazë të motit, rrjeti amerikan i restoranteve fut në përdorim inteligjencën artificiale!

“Pizza Hut” po krijon një platformë që do t’ju rekomandojë ushqim bazuar në motin e vendit ku jetoni.

Rrjeti i restoranteve të njohura amerikane është duke planifikuar të përdorë teknologjinë AI, që klientët të porosisin ushqim në bazë të motit.

Inteligjenca artificiale do të përdoret që rekomandimet të bëhen në zona të caktuara, mirëpo nuk ka treguar se si pritet të ndikojë kjo në preferencat e konsumatorëve.

Kjo nuk është hera e parë që restorantet përdorin inteligjencën artificiale. Një gjë e tillë është përdorur për të dërguar porositë, ku regjistrohet automatikisht vendndodhja e dërgesës dhe shënohet koha.