Food & Drink Health & Beauty

Ushqimet që i shijoni në maksimum por që nuk i dini efektet pozitive dhe negative…

Të ushqyerit shëndetshëm është kthyer në një trend tashmë, pasi të gjithë i shikojnë me kujdes përbërësit e produkteve ushqimore. Mirëpo studimet shkencore kanë provuar se është e vështirë të dallosh se çfarë është e nevojshme për shëndetin tonë dhe çfarë jo, pasi shumë produkte kanë përbërës të cilët nuk e dimë se ekzistojnë.

Ne ju shfaqim më poshtë disa ushqime që kanë efekte pozitive dhe negative në shëndetin tuaj mendor…

1-Orizi

Orizi përmban karbohidrate të cilat bëjnë qe molekulat e glukozës të hyjnë më shpejt në gjak. Niveli i sheqerit në gjak ndryshon duke sjellë efekte negative në sistemin nervor.

2-Kokoshkat

Ato përmbajnë proteina, hekur, silikon dhe magnezium, të cilat ndihmojnë sistemin nervor të funksionojë më mirë. Gjithashtu luftojnë depresionin dhe stresin.

3-Toni

Toni përmban shumë elementin e mërkurit dhe përdorimi i tepërt i saj sjell dëmtim të memories.

4-Çokollata e zezë

Çokollata e zezë përmban flavonoide të nevojshme për aktivizimin e qelizave të trurit. Stimulon funksionin e trurit dhe e mbush atë me oksigjen.

5-Djathi

Përmban tiraminë e cila prodhohet kur proteinat shpërbëhen. Tiramina shkakton rritje të presionit të gjakut dhe provokon migrenën.

6-Patatet e pjekura

Patatet e pjekura janë të pasura me potasium, e cila sjell oksigjenin në trurin e njeriut.

7-Bizelet

Bizelet përmbajnë acid tanik. Nëse trupi përmban më tepër seç duhet nga këto, do ta ketë të vështirë të shpërbëjë hekurin duke sjellë probleme me gjakun dhe duke shkaktuar anemi.

Ndërkaq, për të gjithë ju që vuani nga sëmundja e lëkurës, ju rikujtojmë se shpërthimet e akneve dëmtojnë lëkurën dhe indet nën të. Trupi përpiqet të riparojë këtë dëmtim dhe prodhon kolagjen. Nëse trupi prodhon shumë pak ose shumë kolagjen, shfaqet një shenjë.

Industria kozmetike ka gjetur shumë mënyra për të luftuar shenjat e akneve, por mënyra më e lehtë dhe më e natyrshme për ta bërë këtë është të trajtoni veten me disa ushqime të shijshme dhe të shëndetshme.

Rikujtojmë gjithashtu se së fundmi, studiuesit e shëndetit në Universitetin e Miçiganit kanë zbuluar se ngrënia e një hot dog-u të vetëm mund t’ju marrë 36 minuta jetë. Në studimin e botuar këtë muaj në revistën “Nature Food”, studiuesit vëzhguan 5.853 ushqime në dietën amerikane dhe matën efektet e tyre në minuta të jetës së shëndetshme, të fituar ose të humbur.