Botë e Çuditshme

Ushqimi juaj i preferuar ‘noodles’ tanimë shërben edhe për të asfaltuar rrugët…

Një pensionist britanik ka gjetur mënyrë më të pazakontë për të shërbyer për komunitetin. Me profesion inxhinier, Mark Morell vendosi të përdorë ushqimin e famshëm aziatik “noodles”, për të “asfaltuar” gropat pranë shtëpisë, një mënyrë kjo që ka rezultuar shumë efikase.

Me veprimin e tij ai tashmë është bërë shumë i famshëm në rrjetet sociale. Shumë njerëz e kanë ndjekur këtë mënyrë për të shmangur këtë pakënaqësi në infrastrukturë. Një sondazh i fundit nga Aleanca e Industrisë së Asfaltit pohoi se do të duheshin 11 vjet që autoritetet lokale të rregullojnë çdo rrugë të shkatërruar në Angli dhe Uells.