Food & Drink

Ushqimi më i kërkuar në botë!

Ushqimi më i kërkuar në botë në “Google” është pica. Ky produkt renditet në vend të parë në 44 vende, sipas një studimi të bërë nga “MoneyBeach”, një kompani britanike e sigurimeve. Analiza u zhvillua pas klasifikimit të ushqimeve që më shumë se 100 vende po kërkojnë.

pizza with berries photo – Free Food Image on Unsplash

Ushqimet kineze renditen në vendin e dytë, falë preferencës së 29 vendeve, ndërsa sushi është zgjedhja e tretë më e popullarizuar në botë me pëlqimin e 10 vendeve. Dhjetë të parët e më të kërkuarve janë peshqit dhe patatinat në vendin e katërt me preferencën e 6 vendeve që ndiqet nga pula e skuqur 5 vende, indiane 4, koreane 3, tajlandeze 2, tapas 1, tacos 1.

Këto rezultate bazohen në sondazhin e kryer duke përdorur të dhëna të ‘Google’ për të përcaktuar vëllimin mesatar mujor të porosive në secilin vend për terma të zakonshëm që lidhen me porosinë e marrjes së ushqimit.