Gossip Health & Beauty

Vajza, dëshironi të keni një karrierë të suksesshme?! Përgatisni bojën e flokëve dhe kthehuni në bjonde!

Së fundmi një studim i kryer nga Universiteti i British Columbia, ka dalë në përfundimin se gratë me flokë të verdhë kanë më shumë shanse për të drejtuar një kompani ose për të qenë në pozicione drejtuese.

Ato janë më të suksesshme në punë sesa kolegët e tyre brune.

Sipas hulumtimit të udhëhequr nga Natalya Alonso dhe Jennifer Berdahl, 48% e shefave ekzekutivë në kompanitë amerikane kanë flokë bionde, 35% e politikaneve janë bjonde, po ashtu shumica dërrmuese e presidentëve të universiteteve janë bjonde.

Thjesht mendoni për Hillary Clinton, gruaja e parë që u emërua për presidencën e SHBA-së dhe Marissa Mayer, CEO e Yahoo.

 

Mesatarisht gratë me flokët e verdhë duken më të reja se moshataret e tyre brune. Nëse kjo pamje është më femërore dhe e butë, ajo shpesh kompensohet nga sjellja e fortë, e pavarur dhe vendimmarrëse. Disa kohë më parë hulumtimi nga Universiteti Shtetëror i Ohajos tregoi gjithashtu se ideja se bjondet ishin më të ngathëta se sa brunet rezultoi një hulumtim ky plotësisht i pabazuar.

Studimi, i kryer në pothuajse 11 mijë gra me flokë të verdhë, tregoi se koeficienti i inteligjencës së tyre nuk ishte më i ulët se sa i bruneve apo fokëkuqeve, përkundrazi, doli të ishte edhe pak më i lartë.