Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Vajza e çiftit Obama në një romancë me djalin e aktorit të njohur të Hollywood-it!

Thuhet se vajza 20-vjeçare e ish-presidentit Barack Obama është në një lidhje me djalin 24-vjeçar të aktorit të “Ray”, Clifton Powell. Sasha dhe Clifton Powell Jr., një ish-basketbollist që tani punon si drejtor komercial, filluan të takoheshin pasi ajo u transferua në Los Angeles për të studiuar në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Vajza e Obamës u transferua në USC vjeshtën e kaluar nga Universiteti i Miçiganit, ku ishte studente për dy vjet. ‘Daily Mail’ publikoi fotografi të Sasha dhe të dashurit të saj të përfolur, ku ata shihen shumë të dashuruar teksa bënin një shëtitje së bashku në fillim të kësaj jave.

Pas mbarimit të shkollës së mesme, Powell Jr iu dha një bursë katërvjeçare për basketboll në Universitetin e Kalifornisë. Ai u transferua më pak se një vit më vonë për t’u fokusuar në pasionin e tij për filmin. Ai punon si shkrimtar/regjisor dhe ka krijuar përmbajtje për kompani të mëdha duke përfshirë Nike dhe Peloton. Ndërsa babai i tij kishte një karrierë në Hollywood, nëna e tij, Kimberly Powell, thuhet se drejton disa biznese, duke përfshirë një kompani dizajni të quajtur “whateverUneed Designs” dhe një kompani hotelerie të quajtur “Chef Kim”.

Vajzat e Barack dhe Michelle Obamës, Malia dhe Sasha, kanë ndryshuar totalisht stilin e jetesës pasi u zhvendosën në Bregun Perëndimor. Malia u pa duke bërë një pushim teksa pinte cigare jashtë punës së saj dhe Sasha u pa në një shëtitje aty ku po studion, pasi u transferua nga Universiteti i Miçiganit në një shkollë në Kaliforni.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zbuluar se përse nuk dëshiron t’i ndjekë 2 vajzat e saj në Instagram. Ajo ndjek vetëm 10 persona dhe në listën e saj nuk bëjnë pjesë vajzat Malia dhe Sasha.