Celebrities Gossip Showbiz

Vajza e Eminem, Hailie Jade, më e dashuruar se kurrë!

Hailie Jade, vajza e Eminem, nuk shpërndan shpesh foto nga jeta e saj personale në instagram. Por duket se këtë herë ajo ka vendosur të ndajë me ndjekësit një detaj nga jeta e saj private.

Ajo postoi një foto me të dashurin e saj dhe të dy dukeshin shumë të lumtur e të dashuruar me njëri-tjetrin. Foton Hailie e shoqëroi me një shkrim, duke shfaqur kështu se ndihej mjaft e lumtur.

Unë rrallë shpërndaj, por kur e bëj jam e lumtur që jam  me ty!

Sipas mediave të huaja dyshja kanë dalë që prej vitit 2016 kur ishin studentë. Ndërkohë që, thuhet se në mars Eminemi foli rreth Evan, të dashurit të vajzës në një podcast.

Ajo ka një të dashur, por po ia del mirë. Ajo më ka bërë krenar deri tani. Ajo ka mbaruar kolegjin… Unë kam një mbesë të cilën e kam rritur si vajzën time, dhe ajo është 26 vjeçe tani. Gjithashtu, kam një vajzë që është 17 vjeçe. Ndaj kur mendoj rreth arritjeve të mia, kjo është ndoshta ajo për të cilën jam më tepër krenar, për fëmijët që kam rritur.

Hailie ka patur disa herë postime në Instagram së bashku me të dashurin e saj.