Celebrities Gossip Showbiz

Vajza e Kim Kardashian di si të jetë në qendër të vëmendjes, ja si u bë North West për Halloween…

Vajza e Kim Kardashian, North West, e cila njihet për dashurinë ndaj kulturës goth, veshi një paruke shumëngjyrëshe dhe veshje tërësisht të zeza ndërsa u bashkua me miqtë e saj për t’u bërë “vrasëse e drithërave” në Halloween. Kim Kardashian e ka bërë të qartë më parë se vajza e saj, North West pëlqen kulturën goth dhe kështu nuk ka kohë më të mirë për ta festuar atë sesa në Halloween.

Të dielën, më 31 tetor, Tracy Romulus, shoqja shumëvjeçare e Kim dhe shefja e marketingut të markave të saj “KKW”, ndau në Instagram një karusel me fotografi të Halloween të vajzës së saj Ryan Romulus, së bashku me North dhe shoqen e vajzave Haidyn.

North West, Instagram, Halloween 2021

Imazhet treguan tre vajzat të veshura me paruke dyngjyrëshe rozë dhe jeshile, bluza të zeza të stilit metalik, funde gjithashtu në ngjyrë të zezë, rripa me gjemba dhe çizme platforme të gjakosura. Muajin e kaluar, Kim tregoi për personalitetin e vajzës së saj 8-vjeçare duke i thënë Ellen DeGeneres për North si më poshtë.

Ajo vendos tatuazhe të rreme në fytyrën e saj dhe dëgjon Black Sabbath, dhe është njësoj si një vajzë goth.

Së bashku me North, Kim dhe ish-partneri i saj, Kanye West, ndajnë fëmijë Saint, Chicago dhe Psalm. Prej muajsh tashmë Kim dhe Kanye nuk janë më në një marrëdhënie dashurie, por duket se kanë arritur të gjejnë mënyrën perfekte për të rritur fëmijë e tyre edhe pse si dy prindër të ndarë.