Celebrities Gossip Showbiz

Vajza e Kim Kardashian qenka një fanse e madhe e artistes së njohur!

Mesa duket vajza e vogël 3-vjeçare e Kim Kardashian qenka një fanse e madhe e këngëtares së njohur Britney Spears. Ditën e djeshme ylli i “Keeping Up with the Kardashians” ka postuar disa foto në rrjetin e saj social Instagram, ku në të përfshiheshin të gjithë fëmijët e saj të cilët pozuan së bashku. Në postimin e saj, nëna e katër fëmijëve kishte shkruar:

Zemër dhe shpirt!

Në fotografinë e bukur dallohej ose më saktë binte në sy një detaj shumë i vogël por i rëndësishm. Vajza e Kim, Chicago kishte veshur një T-shirt të thjeshtë por me imazhin e artistes Spears, me kopertinën e albumit të saj të vitit 2000 “Oops!… I Did It Again”. Veshja e saj përfshinte gjithashtu një këmishë të veshur sipër plus edhe një palë çizme të stlit kauboj.

Vlen për t’u përmendur se së fundmi edhe vajza e Kim Kardashian, North West, e cila njihet për dashurinë ndaj kulturës goth, veshi një paruke shumëngjyrëshe dhe veshje tërësisht të zeza ndërsa u bashkua me miqtë e saj për t’u bërë “vrasëse e drithërave” në Halloween. Kim Kardashian e ka bërë të qartë më parë se vajza e saj, North West pëlqen kulturën goth dhe kështu nuk ka kohë më të mirë për ta festuar atë sesa në Halloween. Me datë 31 tetor, Tracy Romulus, shoqja shumëvjeçare e Kim dhe shefja e marketingut të markave të saj “KKW”, ndau në Instagram një karusel me fotografi të Halloween të vajzës së saj Ryan Romulus, së bashku me North dhe shoqen e vajzave Haidyn.

Imazhet treguan tre vajzat të veshura me paruke dyngjyrëshe rozë dhe jeshile, bluza të zeza të stilit metalik, funde gjithashtu në ngjyrë të zezë, rripa me gjemba dhe çizme platforme të gjakosura.