Celebrities Showbiz

Vajza e Kylie Jenner, Stormi di si të jetë në qendër të vëmendjes çdo minutë!

Vajza tre-vjeçare e miliarderes Kylie Jenner, Stormi arriti që të fitonte përsëri vëmendjen e të gjithëve. Këtë herë nuk ishte asnjë autobus shkolle dhuratë nga babai i saj apo ndonjë festë ditëlindjeje gjidande por teksa mamaja e saj xhironte një video në rrjetin e saj social Instagram vogëlushja vendosi që të ndërhynte.

Në InstaStory-t që miliarderja postoi, Stormi ndërhyri dhe filloi që të imitonte në mënyrë qesharake nënën e saj teksa ato ishin duke udhëtuar me avionin e tyre privat. Ne video ajo shfaqet duke thënë se:

Përshëndetje, jam unë Kylie Jenner!

Më pas vogëlushja mbuloi fytyrën e nënës së saj me dorën e saj dhe iu afrua shumë aparatit fotografik ndërsa Kylie nuk mund ta frenonte dot të gjithë lumturinë dhe gëzimin që ajo kishte. Ndërkohë gjatë video dëgjohet edhe Kylie e cila me një zë të habitur thotë “çfarë” dhe më pas dorëzohet duke ia lënë Stormi-t në dorë gjithçka.

Menjëherë para se Stormi të merrte kontrollin e videos, ylli i “KUWTK” ishte duke iu bërë të ditur 268 milionë ndjekësave të saj se ‘Kylie Swim’ pritet të lançohej me 17 shtator.  Në muajin maj Kylie paraqiti dokumente ligjore për të sjellë në treg markën e saj më të re ‘Kylie Swim’.

Kjo linjë e re përfshin edhe syze dielli, çanta plazhi, mbulesa dhe këpucë. Ajo tashmë mbikëqyr dhe drejton ‘Kylie Cosmetics’ dhe ‘Kylie Skin’.

Rikujtojmë se 24-vjeçarja ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me të dashurin e saj, Travis Scott. Këtë ajo e bëri të ditur nëpërmjet një postimi ku kishte përmbledhur të gjitha momentet e bukura që pas lajmit që ajo kishte marrë vesh se ishte në pritje të ëmbël. Kjo mendohet se ka qenë edhe asryeja kryesore që bukuroshja nuk arriti dot që të merrte pjesë në eventin madhështor të ‘Met Gala’-s.