Celebrities Love & Sex Showbiz

Vajza e Meryl Streep i jep fund beqarisë me muzikantin e njohur!

Së fundmi muzikanti i njohur, Mark Ronson ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se është martuar me Grace Gummer, të bijën e aktores së famshme Meryl Streep. Në mbishkrimin e një foto të tyre si një çift i dashuruar ai ka shkruar:

Për dashurinë time të vërtetë, ti e bëre vitin më të bukur të jetës sime. Dhe jam i sigurt se më janë dashur 45 vjet për t’u bërë njeriu i denjë për dashurinë tënde. Shpresoj që të kaloj secilën nga këto ditëlindje pranë teje deri në ditën time të fundit. Dhe më tej. Përgjithmonë dhe gjithmonë i yti (dhe po, ne jemi martuar).

Rikujtojmë, se prestigjiozia “Page Six” raportoi se më 5 gusht ata kishin vendosur të martoheshin në fundjavë, në një ceremoni të vogël për shkak të pandemisë së koronavirusit. Burimet u shprehën se dasma supozohej të ishte një çështje shumë më e madhe, por çifti e ngushtoi listën e të ftuarve tek miqtë dhe familja e ngushtë për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta të COVID-19.

Ndërkaq, Mark Ronson është vëllai më i madh i stilistes Charlotte Ronson dhe muzikantes Samantha Ronson dhe ka vëllezër e motra të tjerë të famshëm, përfshirë aktoren Annabelle Dexter-Jones. Gummer, ndërkohë, është vajza e tri herë fitueses së ‘Oscari-it’, Meryl Streep dhe artistit Don Gummer.