Celebrities Gossip Showbiz

Vajza e Nora Istrefit feston ditëlindjen dhe ju nuk do ta besoni sa është rritur!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jo pak herë na befason me ‘look-un’ e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Ditën e sotme vogëlushja e bukuroshes feston ditëlindjen dhe artistja ka ndarë me ne një video të sajën teksa shfaqet me mikeshat e saj duke kërcyer dhe ne nuk na besohet se sa shpejt është rritur Renee.

E ftuar në “Më lër të flas” për herë të parë pas një kohe të gjatë ku divorci i saj me Robert Berishën ishte një ndër lajmet më të diskutuara në showbiz, më në fund këngëtarja rrëfeu gjëra që nuk i dinim.

Projekti më i fundit muzikor i bukuroshes ishte ‘Amanet’, një këngë solo e cila u publikua vetëm një muaj më parë dhe deri më tani ka rezultuar një sukses i vërtetë pasi numëron mbi 3 milion klikime në platformën YouTube.