Celebrities Gossip Sport

Vajza e preferuar e Donald Trump, Ivanka një ‘futbolliste’ plot sharm!

Së fundmi, vajza e preferuar e Donald Trump, Ivanka ka tërhequr vëmendjen e plazhistëve në Majami, pasi u shfaq tepër elegante teksa luante futboll me fëmijët e saj, në ditën e parë të vitit 2022. Vajza e ish-presidentit Donald Trump, ishte veshur me një fustan të zi, por dukej plot sharm teksa luante me fëmijët e saj. Në ndeshjen e improvizuar mori pjesë vetëm djali 8-vjeçar, Joseph Frederick Kushner, ndërsa vajza 10-vjeçare Arabella Rose Kushner dhe 5-vjeçari Theodore James Kushner, nuk u shfaqën krah të ëmës duke luajtur.

Ivanka konsiderohet si fëmija e preferuar e Donald Trump, sidomos pas emërimit të saj si këshilltare gjatë kohës që ai ishte president i Shteteve të Bashkuara dhe madje u përfol edhe se do të emërohej prej tij edhe si ambasadore e SHBA në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ndërkaq, një natë më parë, babai i saj dhe ish-Zonja e Parë Melania Trump, kishin organizuar festën e Vitit të Ri në Mar-a-Lago, ku ata që nuk kishin siguruar dot ftesë duhet të paguanin biletën prej 1000 dollarësh për person. Në festë morën pjesë disa miq të Trump, si Rudy Giuliani, kongresmeni Matt Gaetz, dhe djali i ish-presidentit, Eric.

Të gjithë në festë nuk respektuan për asnjë moment masat anti-COVID. Florida është një ndër shtetet amerikane me numrin më të madh të rasteve të reja në vend, kryesisht për shkak të përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit. Gjatë javës së kaluar, mesatarja ditore e rasteve ishte mbi 26 mijë. Në sallën kryesore në Mar-a-Lago, ku u organizua festa e Donald Trump, ishin rreth 700 persona.