Botë e Çuditshme

Vajza e saj 2-vjeçare sillej si një qenush, mamaja ndan shqetësimin në platforma sociale!

Kur bëhet fjalë për rritjen e një fëmije, prindërit duhet të bëjnë më të mirën që të kenë durim dhe mirëkuptim me të vegjlit e tyre. Por një nënë ka humbur durimin me fëmijën e saj 2-vjeçar, i cili prej tre javësh sillet si një qen.

Duke ndarë zhgënjimin e saj në Reddit, nëna shpjegoi se si fëmija i saj nuk ka pasur shumë ekspozim ndaj qenve, por filloi sjelljen e saj si të qenit pasi kaloi kohë me kafshën e gjyshit të saj. Ajo tha:

Sapo u larguam nga shtëpia e tyre, vajza ime nisi duke u shtirur që nga ajo kohë si qen. Fjalë për fjalë që kur e zgjoj në mëngjes. Unë them ‘mirëmëngjes’ dhe ajo përgjigjet ‘woof woof’ derisa të shkojë në shtrat natën. Ajo dëshiron vetëm të lexojë libra për qentë dhe dëshiron të shikojë vetëm këtë episod të Sesame Street me një qen.

Mirëpo, jo vetëm në shtëpi, teksa e vazhdoi në supermarket, duke e vënë në siklet mamin e saj. Gruaja shtoi:

Arkëtarja e supermarketit e pyeti nëse donte një ngjitëse me figurë dhe ajo u përgjigj “woof woof!”.

Duke pranuar se “po e humb mendjen”, gruaja ka pyetur prindërit e tjerë nëse të vegjëlit e tyre kaluan në një fazë të ngjashme dhe, më e rëndësishmja, sa kohë zgjati.