Travel

Vajza e tyre refuzonte të mbante maskën! Çifti i bashkëshortëve nxirren nga avioni!

Një çift bashkëshortësh që planifikonin të vizitonin Nju Jorku-n, hasën pengesë pasi u nxorën nga avioni “United Airlines” sepse vajza e tyre 2-vjeçare refuzoi të mbante maskën anti-COVID. Çifti së bashku me vajzën e tyre ishin drejtuar për në Nju Jork, me qëllim që të vizitonin qendrën Rockfeller dhe bredhin e Krishtlindjes që tradicionalisht dekorohet.

Por udhëtimi i tyre dështoi pasi u nxorën nga aeroplani për shkak të protokollit të koronavirusit.

Mamaja e vajzës duke lotuar tha se:

Jemi nxjerr nga aeroplani sepse vajza jonë 2-vjeçare nuk e vendoste maskën në fytyrë, pavarësisht sa shumë mundoheshim ta bindnim.

Por ata nuk u dorëzuan dhe kështu disa ditë më vonë u nisën për pushime në Florida duke lënë në shtëpi vajzën e tyre, e cila u bë shkak që ata u nxorën nga aeroplani rrugës për në Nju Jork.

1 302 E1609277672177 780x439