Është tashmë e ditur se nëse perfeksiononi kombinimin e duhur të ngjyrave, do të dukeni fantastike çdo ditë. Ndoshta nuk e dini, por disa kombinime të caktuara të nuancave duken luksoze te ju. Sigurisht që të arrini të bëni të tilla kombinime nuk është aspak e thjeshtë, por ky artikull do t’ju vijë në ndihmë.
Kombinimi i ngjyrave të ndryshme është mënyra ideale, pa kosto, për t’u dhënë veshjeve tuaja një freski këtë sezon. Duke u larguar nga paleta ngjyrë bezhë dhe krem që dominonte kryesisht veshjet tona vitin e kaluar, muzat më të mëdha të stilit kanë eksperimentuar me kombinime të reja ngjyrash për vitin 2021.
Më poshtë disa nga kombinimet më në trend për këtë vit, që veçse do t’ju bëjnë të dukeni me stil, do të dukeni edhe të veshura shtrenjtë.
E gjelbër dhe e verdhë
Blu e zbehtë dhe rozë
E kuqe dhe blu
Portokalli dhe blu
Portokalli dhe e zezë
Pink dhe gri
Vjollcë dhe koral
Vjollcë dhe e bardhë
Temperaturat po rriten çdo ditë e më shumë dhe zgjedhjet tona për veshje, nisin e limitohen. Këshilla më e mirë kur vjen puna për modë? Blini rroba të reja dhe dashuroni sërish ato “të dala jashtë mode”. Gjej mënyra të reja për të stiluar veshjet tuaja apo të riparoni ato që aktualisht keni.
Nga roza e butë, pastel e më pas te roza joshëse që, në kombinim me të zezën, Marilyn Monroe e përjetësoi në filmin “Men Prefer Blondes” dhe vulosi stilin e “pavdekshëm”.
Asgjë nuk është më emocionuese për këto ditë të nxehta vere sesa një palë rroba banje dhe ditët në plazh. Pavarësisht se ku jetoni, vera është stina që lidhet me natyrën, detin, diellin e zjarrtë dhe një kohë e nevojshme në plazh. Nëse ende po kërkoni një palë rroba banje, është koha për të mësuar 3 sekrete.