Health & Beauty Lifestyle

Vajza, mendjen këtu! Dëmet që po i shkaktoni lëkurës duke fjetur me make-up!

Të gjitha ne vajzave na ka ndodhur që të flemë pa hequr make up-in. Nga ky moment ne e marrim me mend që do të bëjmë pis jastëkun apo çarçafët dhe problemi nuk mbaron këtu. Për lëkurën është një dëm edhe më i madh. Sipas dermatologëve, një ndër shkaqet kryesore që çojnë në plakje të shpejtë të lëkurës është edhe fjetja ndërkohë që je e grimuar.

“Ajo që bëjnë vajzat dembele është një gabim i madh dhe shumë serioz i rutinës që bie mbi lëkurë. Sa më shumë të flesh pa e hequr grimin, aq më të mëdha do të jenë dëmet e lëkurës”,-thotë dermatologia Jeannette Graf, asistente profesore e dermatologjisë në ‘Mount Sinai Medical Center’, New York. Ajo ndërkaq shprehet se:

Lëkura, ashtu si çdo pjesë tjetër e trupit, gjatë natës, ka një funksion të madh të ripërtërijë vetveten. Nëse është e bllokuar nga make up-i, atëherë e humbet këtë funksion dhe i shkakton dëme lëkurës. Është e vërtetë që në ndonjë rast, të gjithë bien në këtë gabim, por gjithmonë mbani parasysh se dëmet më të mëdha në elasticitet, shkëlqim apo rigjenerim i shkakton grimi.

Ndaj këshillat kryesore të dermatologes janë:

1.Asnjë natë mos flini pa pastruar make up-in.

2.Edhe në rastet kur nuk mund ta bësh këtë, përdor një letër të lagur.

3. Vendos kremin hidratant të natës.

Edhe gjërat më të vogla kanë rëndësi kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës. Ju njohim ndërkaq me disa zakone të përditshme që mund t’ju pengojnë të arrini një lëkurë të butë dhe rinore. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.