Lifestyle

Vajza, pas kësaj moshe ju filloni t’i ngjani më shumë nënës suaj dhe jo vetëm fizikisht!

E kush gjatë periudhës së adoleshencës nuk ka qenë pakëz rebel?! Teksa vitet kalojnë ne kuptojmë se ngjajmë me shumë me nënat tona. Ndërkaq, sipas Freud-it konflikti midis prindërve dhe fëmijëve është i pashmangshëm dhe kjo periudhë aq e vështirë sa është është edhe eksplicite. Kjo fazë është vetëm një tranzicion sepse mendojmë se nevoja jonë primare është që të dallojmë veten nga prindërit tanë.

Ky studim u krye nga kirurgu plastik Julian De Silvia dhe konfirmoi se fillimi i “transformimit” tonë në nënat tona ka një datë të saktë, madje, një moshë të saktë, 33 vjeç. Pra, ne do të bëhemi një ‘fotokopje’ e prindërve tanë. Mosha 33 vjeç i korrespondon mesatarisht disa prej fazave më të rëndësishme të jetës së një gruaje si shtatzënia, amësia, martesa. Këto janë të gjitha fazat që na vënë në provë dhe na bëjnë të rritemi si mendërisht, ashtu edhe psikologjikisht.

Sfidimi i këtyre përvojave të reja duke marrë frymëzim nga nëna, mund të jetë hapi i parë drejt ngjashmërisë. Burrat nga kjo pikëpamje janë më të hershëm dhe fillojnë të duken si babai i tyre në moshën 30 vjeçare duke nisur nga përgjegjësitë e reja. Puna dhe e ardhmja janë prova të rëndësishme që burri tenton të përballet, në mënyrë të pandërgjegjshme, siç do të kishte bërë babai.

Çdo gjë në trupin tonë ndikohet nga gjinia, nga qelizat e deri te organet tona. Kjo jo vetëm sepse burrat dhe gratë kanë hormone të ndryshme, por edhe sepse qelizat në trupin tonë interpretojnë ADN-në në mënyrë të veçantë. Zbuloni në këtë artikull një listë të gjërave që ndryshojnë në trupin e burrave dhe grave.