Health & Beauty Lifestyle

Vajza që hipnotizon njerëzit në rrjetet sociale me sytë e saj të mëdhenj!

Shpeshherë ajo pyetet nga ndjekësit nëse i ka me të vërtetë sytë aq të mëdhenj apo është efekt i ndonjë filtri. Ukrainasja Maria Oz vazhdon të befasojë me dimensionin e syve të saj, por edhe ngjyrën e vecantë të tyre. Atë e ndjekin 132 mijë vetë në rrjetin e saj social Instagram dhe shumë prej tyre kërkojnë të dijnë nëse sytë e saj gjigandë janë të vërtetë. Në fakt, fizionomia e saj është e rrallë, ndërsa përveç përmasave, sytë e Oz janë mjaft joshës edhe për shkak të ngjyrës së tyre.

E reja është shfaqur në shumë videoklipe, ndërsa në foto, sytë e saj duken edhe më të mëdhenj nga sa janë në realitet. Duket përfituar nga tiparet e veta atipike, Maria është kthyer në një modele dhe influencuese. Ajo punon me firma të njohura dhe nxjerr përfitime nga popullariteti në rrjetet sociale.

Ndërkaq, ju sjellim në vëmendje 21-vjeçaren Candice Kloss. “Kam harruar si dukej fytyra ime natyrale”-u shpreh modelja e cila pagoi mijëra dollarë që të dukej si një kukull Barbie, por tani është penduar shumë për këto operacionet plastike. Modelja e filloi vetëm me pak fillera në buzë dhe në mollëza përpara dy vjetësh.

Pas kësaj, e shtoi dozën si pa kuptuar dhe tani, thotë se ndërhyrjet e shumta e kanë bërë të duket më e vjetër nga sa është në të vërtetë. E reja shpenzoi mbi 15.000 dollarë për look-un që dëshironte, por tani thotë se duket shumë “fallso”. Zbuloni se si duket ajo duke klikuar në këtë link.