Rajoni

Vajzat e “arta” kthehen në Prishtinë/ Kampionet olimpike rikthehen në atdhe, Kosova në festë.

Qeveria e Kosovës ndihet krenare për prezantimin e ekipit të xhudos në Lojërat Olimpike që u zhvillua në Tokio.

Pasi fituan dy medalje të arta me Distria Krasniqi në kategorinë 48 kilogramë dhe Nora Gjakova në kategorinë 57 kilogramë, qeveria e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në sheshin kryesor në Prishtinë për të pritur ekipin e xhudos.

“Pas triumfit historik në Tokio, vajzat e arta sonte kthehen në Kosovë. Ju ftojmë në festën e madhe të fitores, në ora 20:30, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”, thuhet në një njoftim në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës në Facebook.

Nuk diskutohet aspak pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Kosovës për të treguar sesa krenarë u ndjenë kur vajzat dardane ngritën lart flamurin dhe emrin e Kosovës në Olimpiadën e Tokyos.