Horoskopi Lifestyle Love & Sex

Vajzat e kësaj shenje të zodiakut vendosin dashurinë mbi gjithçka tjetër!

Në momentin që një vajzë e shenjës së Virgjëreshës kupton se po e dashuron vërtet dikë, vendos dashurinë mbi gjithçka tjetër. Është e vetmja shenjë që është e aftë të jetë tmerrësisht praktike dhe ekstremisht romantike. Nuk i pëlqejnë aventurat, të jetë në qendër të vëmendjes, apo të bëjë ndryshime të papritura. Ajo dashuron qetësinë, marrëdhëniet e qëndrueshme dhe gjithçka që është e planifikuar. Në punë, përkushtohet tërësisht për të dhënë maksimumin dhe për t’i kryer punët në formën më të mirë të mundshme.

Nuk arrin asnjëherë të qetësohet plotësisht, edhe pse të jep përshtypjen e një personi të qetë. Ka shumë vetëkontroll, sa edhe në momentet kur ndjen më tepër ankth, sërish nuk e jep veten as te miqtë e saj më të mirë dhe e ka shumë të vështirë t’i pranojë ato. Për të është më e lehtë të kritikojë defektet tek të tjerët, se sa të pranojë të sajat. Në një marrëdhënie dashurore, një vajzë e shenjës së Virgjëreshës kërkon harmoninë dhe qetësinë. Nuk është e zakonshme ta shohësh një femër të kësaj shenje të qajë për një histori të shkuar dashurie, apo të vuajë për një dashuri platonike.

Gjithçka e kaluar për të, i përket së shkuarës dhe ajo di ta shfrytëzojë një vend bosh në jetën e saj, për dikë që ia vlen realisht. Ndërkaq, ne të gjithë e duam privatësinë tonë në një mënyrë ose në një tjetër, por ka disa individë që janë shumë privatë dhe e vlerësojnë atë pak më shumë se të tjerët. Ne do ju tregojmë 5 shenjat e zodiakut që u pëlqen të tërhiqen në guaskën e tyre të privatësisë dhe të dalin vetëm kur të jenë gati. A jeni ju apo partneri juaj njëri prej tyre? Njihuni në këtë link.