Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Vajzat Kardashian i tërheq pikërisht ky profesion te meshkujt që ato zgjedhin!

E keni menduar ndonjëherë se dikush tërhiqet nga ju vetëm për shkak të profesionit që keni? Epo duket se motrat e familjes Kardashian, pëlqejnë meshkujt që janë këngëtarë, repera apo artistë të muzikës në përgjithësi. Të paktën vitet këtë kanë treguar…

Kim dhe Damon Thomas

Në moshën 19-vjeçare Kim u martua me producentin e muzikës, Damon Thomas. Dyshja u nda tre vite më vonë, ndërkohë që Kim e ka akuzuar ish-bashkëshortin e saj për abuzim fizik dhe mendor. Duket se ai ishte tepër kontrollues saqë dëshironte të vendoste se çfarë do të bënte çifti dhe kur.

Kim dhe Ray J

Ray J është këngëtar dhe tektshkrues. Kim doli me të kohë pas kohë që prej ndarjes së saj nga bashkëshorti i parë. Kujtojmë se ka dalë një video me momente intime të dyshes. Ajo ka folur për këtë ngjarje në një nga episodet e serialit “Keeping Up With the Kardashians”.

Kim dhe Nick Cannon

Kim ka qenë në një lidhje me reperin Nick Cannon, i cili e ka akuzuar atë se u bë shkak i ndarjes. Në një intervistë, Nick ka treguar se shkak u bë pikërisht gënjeshtra e saj për videon me momentet intime. Ai do ta kishte falur nëse ajo nuk do ta kishte mohuar dhe gënjyer partnerin e saj.

Kylie dhe Cody Simpson

Kylie ka dalë me këngëtarin australian në vitin 2011. Ata dolën për pak muaj dhe ishin mjaft të rinj. Duket se lidhja e tyre mori vëmendjen e mediave shumë shpejt dhe dyshja nuk arriti ta menaxhojë presionin, duke u ndarë kështu pak muaj pasi filluan të dilnin.

Kim dhe Kanye West

Dyshja ka qenë një nga çiftet më të dashura të showbiz-it. Ata ishin miq para se të niste një marrëdhënie romantike mes tyre. Prindër të katër fëmijëve, dyshja mori vendimin për ndarje në vitin 2021 dhe tani duket se secili prej tyre ka nisur një rrugëtim më vete.

Khloe dhe French Montana

Një tjetër nga motrat e familjes, Khloe Kardashian, duket se ka shfaqur interes për meshkuj të kësaj fushe. Khloe dhe reperi patën një romancë për të cilën French ka folur në një intervistë. Ai është shprehur mjaft mirë për lidhjen dhe ka treguar se dashuria mes tyre ishtë më se e vërtetë.

Kylie dhe Tyga

Dyshja pati një lidhje që madje u bë publike dhe ata e përjetuan përgjatë serialit. Ata u ndanë dy vite pasi nisën të dilnin dhe burime për mediat e huaja janë shprehur se Tyga ishte dashuria e parë e Kylie dhe ajo do të ketë gjithnjë ndjesi të mira për të.

Kylie dhe Travis Scott

Dyshja kanë qenë për shumë gjatë një nga çiftet e preferuara dhe të shumëpërfolura. Ata sollën në jetë një vajzë të quajtur Stormi. Edhe pse Kylie dhe Travis u ndanë në tetor të vitit 2019, qarkullojnë thashetheme se ata janë përsëri bashkë.