Bota Lifestyle

Vaksina anti-COVID ‘mollë sherri’ mes çifteve, rritet numri i ndarjeve!

Numri i çifteve që janë në krizë për shkak të mosmarrëveshjeve për vaksinën anti-COVID po rritet dhe janë të shumtë. Sipas një avokateje nga Caserta (Itali), ata kanë vendosur të zgjidhin çështjen duke ndërmarrë veprime ligjore. Alarmin e ngre një matrimonialiste, Carmen Posillipo, e Gjykatës së Santa Maria Capua Vetere, e cila thotë se që në fillim të vitit të ri është detyruar të përballet me një sasi gjithnjë e më masive kërkesash për ndarje të shkaktuara pikërisht për këtë arsye.

Ai është kundër vaksinës, ndërsa ajo është pro, ose anasjelltas. Njëri prej tyre humbi edhe punën për shkak të pandemisë. Problemet përshkallëzohen dhe kështu çifti përfundon përballë avokatit.

Ky është një efekt anësor i shfaqur i pandemisë, i cili, sipas Posillipo, përveç që ka të bëjë me financat dhe shëndetin, të cilat tashmë janë të njohura gjerësisht, përkeqëson krizën me ish partnerin kur dikush detyrohet të përballet me vaksinimin e fëmijëve. Sipas të dhënave që disponon avokatja Posillipo, janë kryesisht meshkujt ata që janë më shumë kundër bërjes së vaksinës.

Në një kohë ka pasur një luftë për festat, në kohën e COVID-19, përkundrazi, ka një luftë për vaksinën. ‘Avokat, mund t’i kërkoni bashkëshortit tim aprovimin për vaksinën e djalit tim?’ Ose “avokat, a mund t’i përgjigjeni bashkëshortit tim që nuk dua t’i vaksinojë fëmijët për momentin?”… Këto janë kërkesat me të cilat përballem që në fillim të vitit. 

Posillipo kujton se shumë martesa kanë marrë fund gjatë izolimit për shkak të bashkëjetesës së detyruar, kur fëmijët ishin vazhdimisht në shtëpi, madje edhe për shkak të mësimit në distancë. Më pas, shpesh njëri nga bashkëshortët, në shumicën e rasteve gruaja, detyrohet të heqë dorë nga puna, duke cënuar rëndë ekuilibrin familjar.