Bota

Vaksina e Modernas kundër variantit afrikano-jugor, gati për testim!

Një version i modifikuar i vaksinës së “Moderna”-s, i zhvilluar kundër variantit afrikano-jugor të koronavirusit është gati për t’u testuar tek njerëzit. Doza të kësaj vaksine kandidate, kompania amerika ia dërgoi Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara për një studim klinik.

Pikërisht, varianti nga Afrika e Jugut konsiderohet nga shkencëtarët si një prej më shqetësuesve pasi mund të refuzojë pjesërisht mbrojtjen imunitare pas infektimit nga koronavirusi ose injektimit të një vaksine. Në janar, Morderna njoftoi se kishte vënë re një reduktim të efikasitetit të vaksinës së saj kundër këtij varianti edhe pse niveli i efikasitetit mbetet i lartë. Kompania vendosi më pas të fillojë zhvillimin e një formule të re.

Moderna ka njoftuar përveç të tjerave se kishte zbuluar parashikimet e saj të prodhimit të dozave për vitin 2021 nga 600 milionë në 700 milionë.