Bota

Vaksina e Universitetit të Oksfordit 70% mbrojtje nga Covid-19

“Vaksina e Universitetit të Oksfordit, parandalon koronavirusin në masën 70%”. Në këtë përfundim del një studim i fundit i publikuar nga ‘BBC’ por që nuk lë shumë vend për gëzim të paktën po të krahasohet me vaksinat e amerikaneve “Pfizer” e “Moderna” të cilat kanë rezultuar me efektivitet deri në 95%.

Por nëse miratohet, besohet se do të luajë rol të rëndësishëm në luftën ndaj pandemisë, si dhe pritet të jetë shumë më e lirë, më e lehtë për t’u ruajtur dhe më e aksesueshme kudo në botë se dy të tjerat. Studiuesit e Oksfordit kanë kryer procesin që normalisht do një dekadë për një vaksinë në rreth 10 muaj.

Deri tani, qeveria britanike ka porositur 100 milionë doza për 50 milionë banorë të Britanisë. Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock tha për “BBC” se do të ishim “diçka më afër normales” deri në verë, por “derisa të mund ta bëjmë atë vaksinë të mbaruar, të gjithë duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin”.