Bota

Vaksina njëdozëshe anti-COVID e “Johnson & Johnson” merr autorizimin nga FDA-ja

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizon vaksinën me një dozë ndaj COVID-19 të kompanisë Johnson & Johnson për përdorim emergjence. Vendimi e bën atë vaksinën e tretë të disponueshme në Shtetet e Bashkuara dhe të vetmen vaksinë me vetëm një dozë. Paneli i përbërë nga mjekë, ekspertë të sëmundjeve infektive dhe studiues të mjekësisë votuan unanimisht se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e saj tek njerëzit e moshës 18 vjeç e lart.

Vaksina e kompanisë Johnson & Johnson mund të ruhet në temperatura normale frigoriferike, duke e bërë shpërndarjen më të lehtë sesa për dozat e kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna që përdorin teknologjinë RNA dhe transportohen të ngrira.

Gjithashtu vaksina një dozëshe përdor një virus inaktiv të zakonshëm të njohur si “adenovirusi tip 26” për të futur proteina të koronavirusit në qelizat e trupit. Për rrjedhojë depërtimi shkakton një përgjigje imune.