Bota

Vala e dytë e COVID-19/ Lombardia mbyll baret dhe restorantet

Nga sot, Lombardia, rajoni italian më i prekur nga vala e dytë e COVID-19-ës, mbylli të gjitha baret dhe restorantet. Gjithashtu, autoritetet lokale pezulluan aktivitetet sportive amatore.

Shitja e alko’olit ndalohet pas orës 18:00, ashtu si dhe konsumimi i ushqimit e pijeve në rrugët publike. Por, shpërndarja e ushqimit në shtëpi mbetet e autorizuar. Respektimi i këtyre masave do të sigurohet nga forcat e sigurisë. Prefekti i Milanos, Renato Saccone paralajmëroi kontrolle të shumta.

Lombardia kaloi dje pragun simbolik prej 10,000 raste të reja me COVID-19 në 24 orë duke konfirmuar një rritje të konsiderueshme të kontaminimeve në vend, pavarësisht kufizimeve të vendosura nga qeveria.