Celebrities Gossip Ndryshe

Valbona Selimllari pjesë e BBV2?! “Është një eksperiencë shumë interesante…”

E ftuar ditën e sotme në “Ndryshe” ishte Valbona Selimllari në një intervistë shumë të veçantë në Top Albania Radio. Bukuroshja foli për gjithçka, nga pasionet deri te politika e shumë të tjera. Ajo gjithashtu foli për dashurinë e saj të madhe televizionin.

Une televizionin e kam dashur që fëmijë. Në përgjithësi nuk kam pengje. Kam shumë ambicie dhe ka gjëra që mund të bëj në televizion. Kam një projekt që lidhet me të rinjtë dhe adoleshentët, të cilin shpresoj të arrij ta realizoj.

Gjithashtu ajo foli edhe për politikën, teksa tregoi edhe nëse ka menduar ndonjëherë t’i bashkohet asaj.

Nuk e kam patur kurrë ambicie politikën. Olta Xhaçka është politikania më e bukur shqiptare… Shpresoj të zgjedhin një president të duhur, dhe presidente pse jo.

Më tej, Valbona foli edhe për pasionet e saj, teksa pranoi se i pëlqen kënga, sporti, qepja, piktura e shumë të tjera. Por a do të hynte Valbona Selimllari në “Big Brother Vip 2”?!

Nuk kam asnjë paragjykim, por nuk mendoj që jam tipi i “BBV”. Nuk qëndroj dot në një vend, tre muaj janë shumë, dhe nuk mund të rri pa fëmijët. Por është një eksperiencë interesante, shumë interesante…