Music

Valët e Top Albania Radio mbërrijnë deri në Finlandë, shtetin më të lumtur të botës!

Në shkurtin e acartë të 25 viteve më parë do të vendosej si datë zyrtare e lindjes së një radioje të re Shqiptare, data 14, e cila simbolikisht njihet edhe si dita e dashurisë apo të dashuruarve. E në fakt shpejt, dëgjuesit do të binin në dashuri me atë radio e cila kishte një emër pompoz, gramatikisht jo korrekt në anglisht, një emër i cili në mënyrë të pacipë përshkruante jo aq atë që ishte në fillim por atë që krijuesi i saj, Z. Dritan Hoxha, kishte ëndërr të bëhej; radio më e mirë Shqiptare e të gjitha kohërave, njëkohësisht më e dëgjuara, Top Albania Radio.

Top Albania Radio sot dëgjohet edhe nga shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, por pa përjashtuar edhe të huajt.  Teksa sot në mëngjes xhirohej emisioni Wake Up, një mesazh i bukur erdhi nga një finlandez i quajtur Jari, i cili dëgjonte TAR në Finlandë në frekuencë FM. Mesazhi i tij është si më poshtë:

Krahas mesazhit, ai nisi edhe një foto të tijën personale, për të vërtetuar që është një person i vërtetë. Mesazhin në shqip ai e shkroi me ndihmën e Google Translate. Jari gjithashtu na dërgoi edhe një frekuencë të edicionit tonë të lajmeve, për të dëgjuar se si tingëllon TAR në Finlandë.