Aktualitet

Varhelyi: BE-ja në krah të Shqipërisë me asistencë direkte për rindërtimin

Në 1-vjetorin e tërmetit, eurokomisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi rithekson se BE-ja është në krah të Shqipërisë me asistencë direkte për rindërtimin. Ai publikoi një video që përfshin nivelin e dëmeve të 26 nëntorit 2019, përpjekjet e ekipeve të shpëtimit e mbështetjen e Europës.

Zyrtari europian nënvizon se janë pranë Shqipërisë për rindërtimin e shkollave e të vendeve të trashëgimisë kulturore ndërsa veçon rehabilitimin e 58 institucioneve arsimore për 20 mijë nxënës. Varhelyi thotë:  “Është me rëndësi që rindërtimi të ndjekë parimet e përgjegjësisë, transparencës e një ndërtimi më të mirë”.