Bota

Varianti Delta shton kufizimet, kryeqytetet europiane shpërthejnë në protesta!

Pavarësisht se varianti Delta po kërcënon për një valë tjetër të COVID-19, në Londër dhe Paris janë të vendosur për të mos lejuar më masa kufizuese.

Protesta masive kanë shpërthyer në dy kryeqytetet e Anglisë dhe Francës teksa qytetarët nuk pranojnë më të mbyllen nëpër banesa apo kufizohen pas pandemisë e cila tashmë prej 1 viti e gjysmë ja u ka vështirësuar jetët.

Një protestë po zhvillohet edhe jashtë Parlamentit Grek në Sheshin Syntagma, me njerëz që demonstrojnë ndaj vaksinimeve të detyrueshme dhe masave të qeverisë Greke ndaj COVID-19.

Një numër i madh i oficerëve të policisë janë vendosur, ndërsa pak më shumë se një orë më parë rruga jashtë parlamentit grek u mbyll.

Në sheshin Sintagma njerëzit janë mbledhur me flamuj grekë, ndërsa shumica nuk mbajnë maska dhe nuk po respektojnë masat e distancimit fizik.

Vaksinimi duket si i vetmi shpëtim nga ky ‘tunel’, por varianti Delta ka sjellë sërish rritje të rasteve.

Edhe në Australi ku po ndihen efektet më të rënda të valës së re, qytetarët janë ngritur kundër masave Lock-Down të ndërmarra.