Bota

Varianti i ri i COVID-19/ SHBA me masa të rrepta!

Nga sot, në Shtetet e Bashkuara iu ndalohet hyrja shtetasve jo-amerikanë që kanë qenë në Afrikën e Jugut, Brazil, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë e 26 vende të Europës, të cilat lejojnë udhëtimet në kufijtë e hapur. Me vendim të administratës Biden shfuqizohet urdhëri i ish-Presidentit Trump që kufizimet për Brazilin dhe Europën të hiqeshin më 26 janar.

Joe Biden, i cili zyrtarisht mori detyrën 5 ditë më parë, ka një tjetër qëndrim, më agresiv në luftën kundër koronavirusit. Po sot, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Amerikë, firmosi një urdhër të veçantë që e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në avionë, tragete, trena, metro, autobusë e taksi. Ky urdhër pritet të hyjë në fuqi ditët e ardhshme.

Ndërkaq, nesër hyjnë në fuqi rregullat e reja që kërkojnë nga të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë të paraqesin test negativ të koronavirusit jo më të vjetër se 72 orë nga fillimi i udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara. Për ata që e kanë kaluar COVID-in, nevojitet të paraqesin dokumentin që e vërteton.