Bota

Vazhdojnë rriten rastet me COVID-19 në nivel global/J&J jo efektive ndaj variantit Delta!

Dy ditë nga ceremonia e fillimit të Olimpiadës së Tokios, kryeqyteti japonez regjistron rekord të ri infektimesh ditore nga koronavirusi: 1.832 raste që përbëjnë dhe numrin më të lartë nga gjysma e janarit të këtij viti. Në Tokio e në tre prefektura që e rrethojnë është në fuqi ajo që njihet si gjendje thuajse emergjence e që zgjat deri më 22 gusht, edhe pas mbarimit të Olimpiadës.

Mbi 83% e personave që rezultuan me koronavirus në 5 javët e fundit në Spanjë, nuk ishin vaksinuar ndaj u prekën. Nisur nga kjo, autoritetet shëndetësore spanjolle përsërisin apelet për të mos neglizhuar vaksinat pasi mbrojnë nga COVID-i.

Në një tjetër vend europian, në Francë hyri në fuqi një pasaportë e re shëndetësore për koronavirusin ndërsa vendi po përballet me raste të reja të infektimit. Tashmë, njerëzit duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar, kanë test negativ apo janë shëruar nga koronavirusi, që të mund të hyjnë në shumicën e kinemave dhe muzeve. Më vonë gjatë ditës, deputetët do të debatojnë nëse një masë e tillë do të vlejë edhe për të hyrë në kafene, restorante e qendra tregtare.

Vaksina anti-COVID e Johnson&Johnson-it është më pak efikase kundër varianteve Delta e Lambda të koronavirusit. Lajmin e bën të ditur New York Times që citon një studim të publikuar në një gazetë shkencore. Sipas autorëve, kush ka marrë Johnson&Johnson, vaksinë monodozë, ka nevojë për një dozë të dytë dhe idealja do të ishte një mes Moderna-s ose Pfizer-it. Në Shtetet e Bashkuara, ato janë të miratuara ashtu si Johnson&Johnson.